Europa Qëndrore është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të dendura, reshje të cilat pritet të mbërrijnë edhe në vendin tonë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, stuhia në vendin tonë do të vijë më e dobësuar sesa në Europë.
Ajo tha se ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore të vendit, ndërsa dita e dielë do të karakterizohet me mot të vranët dhe me reshje shiu edhe në zonat bregdetare.
Porja shtoi se më problematike situata pritet të jetë në ditët në vijim për shkak të erës në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.
“Duke parë stuhinë me origjinë në ishujt Britanik, që ka përfshirë Europën Qendrore, kjo stuhi e quajtur në shkallën e uraganeve, po sjell përkeqësim të motit. Pritet që stuhia të zhvendoset drejt alpeve, dhe tek ne vjen e dobësuar. Do të ketë më tepër rrebeshe shiu, në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci. Moti paraqitet me vranësira.
E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar.
Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës”, tha Porja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!