Situata nga Covid, në spital vetëm 5 pacientë: Të pa infektuar më parë, as nuk janë vaksinuar

Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se situata në Shqipëri nga Covid-19 është e qetë. Shefja e ISHP Albana Fico u shpreh se në spitalin e vetëm Covid që është i hapur në Shqipëri, Covid 1, ndodhen 5 pacientë dhe asnjë prej tyre nuk është në reanimacion.

“Të shtruar në spital covid aktualisht janë 5 të shtruar. Nuk kemi persona në reaniamcion. Fatmirësisht numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës”, tha Fico, ndërsa që u përgjigje dhe variantin Delta.

“Në Shqipëri ende nuk kemi një koffirmim nga laboratorë.”

Ndërkohë, eksperti tjetër-mjeku Dhimitër Kraja, u shpreh se nga 5 pacientët që janë në spital, vetëm 2 janë pozitivë me Covid, kurse 3 të tjerët e kanë kaluar por po trajtohen për shenja të pneumonisë, shkruan newsbomb.al.

“Gjendja në spital është e qetë. Janë vetëm 5 pacientë, 2 janë pozitivë dhe të tjerët janë negativë me tamponë por kanë shenja të pneumonisë. Janë persona që janë të virgjër në kontakt me virusin, nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës, as të parën dhe as të dytën.

Nuk kemi asnjë rast të ndonjë personi të vaksinuar që është sëmurur. Po ashtu, këto raste asnjë prej tyre nuk e ka kaluar asnjëherë covidin. Pra ne kemi 1 vit e gjysme dhe tani këta preken nga covid”, tha mjeku Raja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP