“S’jemi bashkë”/ Stresi e zbulon publikisht se ç’po ndodh mes tij dhe Kejsit: Ju bëhet qefi, kështu jeni

Stresi i ka vënë pikat mbi i në lidhje me raportin që ka me ish parteren e tij, Kejsin. Nëpërmjet ‘instastory’, reperi u ka kthyer përgjigje fansave për pyetjet që kishin dhe një ndër to kishte të bënte me raportin me Kejsin. Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas. Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

Postimi

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes