Skandali/ Mashtrohen të paktën 800 persona, u injektohet ujë në vend të vaksinës kundër COVID-19

Të paktën 800 njerëz në Ugandë janë vaksinuar me vaksina false kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan autoritetet e vendit.

Shefja e Njësisë së Monitorimit të Shëndetit, Dr. Wallen Naamara, tha në një deklaratë se rastet në rritje me COVID-19 në vend janë shqetësuese.

“Disa njerëz të paskrupullt mashtruan popullatën me vaksina false për COVID-19 me synimin për të bërë para”, tha Naamara.

Ajo theksoi se të paktën 800 njerëz u vaksinuan midis majit dhe qershorit, duke shtuar se disa njerëzve u është dhënë ujë në vend të vaksinës.

Naamara deklaroi se dy infermiere janë arrestuar në hetimin e nisur për këtë rast dhe se një mjek është në arrati.

Duke nënvizuar se vaksinat kundër COVID-19 janë falas në vend, Naamara i bëri thirrje publikut të qëndrojë larg vaksinave të tilla të paguara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit të Afrikës Lindore, 91.355 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani, prej të cilëve 2.483 persona kanë humbur jeten

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP