Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia ka patur një ditë të veçantë sot. Ai ka martuar të bijën, ku edhe i ka bërë një dedikim mjaft emocionues në Facebook.
Postimi i plotë:
“Kush ka vajza botën ka”!
Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME!
Ti ishe gëzimi i parë i familjes!
Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!
Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!
Qofshi të lumtur bija e babit!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!