Stuhia e shiut zbraz bregdetin e Shëngjinit/ Pushuesit nisin të largohen nga zona turistike, radhë kilometrike automjetesh

Moti me stuhi shiu ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mëngjesit të së dielës, duke zbrazur për pasojë bregdetin e Shëngjinit.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se pushuesit kanë nisur të largohen nga kjo zonë turistike, e për rrjedhojë është krijuar një trafik i rënduar në rrugën e Shëngjinit si dhe në superstradën nga Balldreni në drejtim të Milotit.

Kjo situatë ka krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa efektivë të policisë rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes.

Ndërkohë shezlongët janë mbledhur nga bizneset, por nuk mungojnë ata të cilët po sfidojnë motin dhe provojnë të lahen në det.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes