Tani një “bombë” e vërtetë, por shikoni si dukej Lei Kraja para se të bëhej e famshme

Ndodh shpesh herë që të famshmit tanë të bëhen nostalgjikë dhe të ndajnë me ndjekësit e tyre foto të vjetra nga fëmijëra.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me moderatoren e sportit, Lei Kraja e cila në këto ditë të nxehta vere në vend të fotove hot me bikini ka vendosur që të publikojë një foto të Leit të vogël.

Nga ajo që po shohim në foto, moderatorja nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të jetë po e njëjta bukuroshe me ato tipare të thella si tani dhe dikur.

“Kam ende të njëjtën rrudhë. E njëjta fytyrë, përveçse isha më e bukur. Fakt, njëri nga veshët e mi është ende më i madh se tjetri. Dhe një sy vazhdon të jetë ndryshe nga tjetri”, shkruan Lei përkrah fotos së saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP