Duket se krerët e politikës kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë larg politikës dhe zhurmës së Tiranës.
Kryeministi Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha duket se këtë fundjavë kanë zgjedhur ta kalojnë në Veri të vendit.
Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Lumin e Shalës, ai ndaj një video nga pamjet e mrekullushme të vendit dhe u uron fundjavë të mbarë qytetarëve.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me parajsën Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërsa Basha ka zgjedhur që të shunën ta kalojë në Theth tek konaku i Zorgjit. Ai poston një foto, ku shihet gjelbërimi dhe malet e larta.
“Mirmengjes nga konaku i Zorgjit ne Theth” shkruan Basha në postimin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!