Të plagosurit e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Velipojë, nëna me tre fëmijët e saj, janë dërguar në spitalin e QSUT-së në Tiranë, në repartin e Djegie Plastikës.

“Top Channel” ka mësuar se pavarësisht faktit se është e dielë dhe shumica e mjekëve janë pushim, i gjithë stafi i shërbimit të djegies është paraqitur në punë.

Mësohet se prognoza për të plagosurit është tejet e rëndë dhe janë në rrezik për jetën.

Mjekët thonë se pavarësisht se janë hedhur në pishinë në momentin e parë kjo nuk i ka ndihmuar aspak, pasi uji ka qenë me klor.

Ndërkohë në hyrje të Spitalit shihen edhe familjarët e të plagosurve, të cilët ndodhen në ankth të madh dhe nuk i mbajnë dot lotët.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë parqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç . Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.
Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në njoftimin e QSUT.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes