Temperaturat 38 gradë Celsius/ Kryeqyteti përfshihet nga stuhia, Meteorologët: Kjo nuk ishte parashikuar të ndodhte (video)

KOSOVË- Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme Prishtinën. Gazeta Ekspress shkruan se kjo stuhi ishte e papandehur, për shkak se temperaturat gjatë ditës së sotme në vend, shkuan deri në 36 gradë Celsius. Stuhia zgjati disa minuta dhe një erë e furishme e bashkuar me shi përfshiu kryeqytetin e Kosovës.

Ndërkohë që stuhia nuk raportohet që të ketë shkaktuar dëme të mëdha. Meteorologët thanë se, kjo stuhi, nuk ishte parashikuar të ndodhte, ndaj dhe ishte e papritur. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotrojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes