‘Jam e pafajshme’/ Tenderi i uniformave, dëshmia e ish-drejtoreshës: Më keni rënduar shëndetin dhe keni shqetësuar familjen

Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila është një nga nëntë zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit.

Nga dosja e SPAK siguruar nga ABC, theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi. Nga ana e saj, Naqellari deklaron se është e pafajshme ndërsa shton se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Ish-drejtoresha e ABQ në Ministri garanton se ajo dhe gjithë punonjësit e saj, kanë zbatuar detyrën dhe kanë respektuar ligjet.

Sipas dosjes së SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, por jo çmimin prej 2.8 miliardë lekësh. Naqellari thekson se edhe vetë Drejtoria e policisë së Shtetit nuk ishte e qartë se sa uniforma i nevojiteshin sepse ka largime çdo vit dhe lëvizje numrash.

Në dëshminë e saj Naqellari thotë se është e pafajshme, nuk ka shkelur asnjë ligj madje ndihet e rënduar nga akuza që i është bërë dhe situata e krijuar. “Më keni rënduar shëndetin dhe psikologjikisht, madje keni shqetësuar dhe familjen time”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

Dëshmia e plotë e Edlira Naqellarit

Nga gjithë dokumentacioni që më është vënë në dispozicion ditën e kontrollit të banesës dhe arrestit tim nuk arrita të kuptoja që cilin nen të ligjit për prokurim publik kisha shkelur. Edhe sot nuk jam e qartë pse unë dhe ish punonjësit e mi pasi unë nuk jam më drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ndodhen këtu. Ju siguroj dhe ju garantoj që si nga ana ime, por edhe nga ana e punonjësve të mi, profesionalizmi dhe integriteti në zhvillimin e procedurës së prokurimit që është bërë objekt hetimi dhe gjykimi është respektuar nga ligji, është treguar profesionalizëm, integritet dhe është arritur të realizohet me sukses një prioritet shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që ishte pajisja e punonjësve të policisë së shtetit me uniforma. Në aktet që më janë vënë në dispozicion ditën e arrestit, mbaj mend që bëhej fjalë për një kohëzgjatje të procedurës.

Procedura ka zgjatur, është publikuar në datë 26.07.2019 dhe ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshje kuadër në korrik të 2020 për shkak të komplekseve që vetë ky objekt prokurim paraqet. Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. I gjithë qëllimi jonë ka qenë që në respektim të ligjit të arrihej të realizohej me sukses një procedurë prokurim, të nënshkruhej një marrëveshje kuadër dhe ti jepet mundësia Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si institucioni kërkues për të plotësuar nevojat e veta. E gjithë kjo procedurë ka filluar me kërkesa për prokurim të dërguar nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pranë Agjencisë së blerjeve të përqendruara në cilësinë e organit qendror blerës, e cila është ngarkuar me VKM me ndryshimet përkatës.

Kjo ka qenë në kompetencën e Agjencisë për të zhvilluar këtë prokurim për uniformën e policisë së shtetit. Kërkesat e DPPSH kanë qenë edhe për uniforma, edhe për këpucë, edhe për mënyrë shpërndarje të tyre tek punonjësit e policisë nëpërmjet një sistemi elektronik shpërndarës. Duke qenë se ishim përpara situatës kur kishim kërkesat nga Autoriteti Kontraktor, mua më vinin kërkesat dhe më tej ja drejtoja strukturave përkatëse, edhe për uniformë këpucë dhe uniforma e policisë së shtetit konsiderohet një dhe e vetme nga koka tek këmbët, nga kapeleja tek këpucët. Ky prokurim është bërë me një procedurë të vetme. Ne nuk na detyron ligji që ta ndajmë këtë procedurë prokurim.

Nga ana tjetër, procedura e prokurimit nga Korriku 2019 në Korrik 2020, nga publikimi deri nën nënshkrimin e marrëveshjes kuadër, ajo që ka qenë detyra jonë si organ qendror blerjesh ka zgjatur se janë paraqitur ankesa nga operatorët dhe rezulton se pas publikimit të procedurës në datë 26.07.2019 brenda afatit kohor 7 ditor në dispozicion të operatorëve ekonomik të interesuar për të paraqitur ankesa janë depozituar 4 ankesa që lidheshin me specifikime teknike, sistemin e shpërndarjes me dokumentet e tenderit.Në zbatim të ligjit, me urdhër kam pezulluar procedurën e prokurimit, bazuar në nenin 63 të ligjit për ligjin e prokurimit publik dhe kam caktuar një komision për shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me këto ankesa. Komisioni i shqyrtimit të ankesave ka konstatuar se ka një vendim të VKM i vitit 2016, i cili autorizon pikërisht drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të miratuar të thënat teknika dhe mënyrat e zbatimit të uniformës.

Në këto kushte, Komisioni i shqyrtimit të ankesave nuk mund të shqyrtonte dhe të merrte një vendim për ndryshimin ose jo, për pranimin pjesërisht apo plotësisht të ankesave të paraqitura nga operatorët ekonomik, pasi dilte jashtë kompetencës. Për këtë arsye, bazuar në një mero, informacion që më është vënë në dispozicion nga ky komision, i kemi dërguar me shkresë kërkese për rishikim drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të gjitha pretendime dhe argumentat e 4 operatorëve ekonomik në lidhje me dokumentet e tenderave, në mënyrë që ai si autoritet kompetent të vendoste nëse duhet të ndryshoheshin apo jo, nëse duhet të rishikoheshin. Dhe kështu ka ndodhur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka rishikuar specifikimet teknike të artikujve të uniformës të sistemit elektronik të shpërndarjes dhe i ka dërguar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Gjatë gjithë kësaj kohe, procedura e prokurimit ka qenë e pezulluar. Me marrjen e shkresave të përgjigjeve të specifikimeve teknike të ndryshuara dhe rishikuara atëherë është aktivizuar sërish komisioni i shqyrtimit të ankesave duke marrë vendime përkatëse dhe ua ka komunikuar këto operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ankesa. Është respektuar më tej afati 10 ditor i animimit për komisionin e prokurimit publik në lidhje me këto vendime, njëkohësisht nga njësia e prokurimit bazuar në shkresat, në vendimmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e këtyre specifikimeve teknike janë bërë dhe shtojcat përkatëse në dokumentat e tenderit që janë bërë publike në sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, është respektuar njëkohësisht edhe afati kohor 10 ditor për ankesa të mundshme në komision të prokurimit publik. Ka rezultuar që është paraqitur vetëm një ankesë dhe ankesë të cilën komisioni i prokurimit publik nuk e ka marrë parasysh në lidhje me shtojcat e dokumentave të tenderit. E gjithë kjo që po edhe është për të sqaruar kohëzgjatjen e procedurës.

Me anë të përzgjedhjes së procedurës së kufizuar ne kemi arritur që në datën 10 Janar 2020 që ishte data e hapjes së kërkesave për pjesëmarrje për fazën e parë para kualifikimit të kishim 6 operatorë ekonomik të kualifikuar dhe në përfundim kanë rezultuar tre operatorë ekonomikë të kualifikuar.

Në lidhje me vlerësimin e ofertave ka rezultuar se është paraqitur për fazën e parë, a rezultuar se është paraqitur një ankesë nga një prej 6 operatorëve pjesëmarrës, ankesë e cila nuk u mor parasysh, e pezulloi procedurën që për shkak të afateve që neni 63 dhe neni 78 i rregullave të prokurimit publik parashikon dhe më tej ky operator ekonomik nuk është ankimuar as në komision dhe as në Gjykatë Administrative nuk është bërë ezaurimi administrativ i ankesës dhe as ai gjyqësor në Gjykatë Administrative për zgjedhje të vetë operatorit ekonomik të skualifikuar. Në fazë të dytë të 3 ofertuesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej të skualifikuarve paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit

Në fazë të dytë të 3 ofruesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej tyre paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit të ofertave, ankesë e së cilës nga një komision shqyrtim ankese ngritur nga ana ime nuk u mor parasysh, por edhe ai vendim i komisionit të vlerësimit të ofertave të kualifikimit e një prej ofertuesve dhe skualifikimit të dy ofertuesve të tjerë është verifikuar nga një komision shqyrtim ankesë, ky operator ekonomik që u ankimua nuk ezauroi sërish të drejtën për ankimim administrativ në komisionin e prokurimit publik dhe më tej në Gjykatë Administrative.

Në lidhje me ndryshimin e fondit limit, mesa mbaj mend që ishte te pjesa e vendimit, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ka qenë i publikuar me datë 26.7.2019 në vlerën rreth 2 miliard e 800 milion lekë të reja pa TVSH dhe i tillë ka ngelur i pandryshuar deri në fund të procedurës dhe nënshkrimin e marrëveshjes kuadër. Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse.

Në lidhje me situatën time, dua të sqaroj që kam njohuri shumë të mira në fushën e prokurimit publik që në vitin 2005. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj problematike në ushtrimin e detyrave të mia. Kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe kështu ka qenë edhe rasti konkret. Situata që më është shkaktuar tani me kërkesën e prokurorit dhe me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time. Masa që është kërkuar dhe vendosur në rastin konkret është absurde, e paligjshme dhe nuk është e mbështetur në ligj, nuk ka asnjë argument, nuk ka asnjë fjalë apo fjali në ato akte që më janë vënë në dispozicion që unë të ngarkohem me një shkelje të caktuar ligjore. Secila strukturë që është përfshirë në procedurën e prokurimit ka kryer vetëm detyrën e saj në mënyrë të pavarur në zbatim të ligjit.

Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të./newsb omb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP