Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e gazetarëve që ata të marrin pjesë fizikisht në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Mësohet se Kuvendi është tërhequr nga vendimi i tij, i cili shkaktoi dhe një reagim të gazetarëve e mospranim të kushteve që sipas tyre “cënonin fjalën e lirë”.
Sipas Kuvendit, gazetarët nuk mund të merrnin pjesë fizikisht në Komisionet Parlamentare pasi disa deputetë kishin shprehur shqetësim, dhe sinjali i mbledhjeve e diskutimeve do të shpërndahej me regji në një dhomë të veçantë enkas për pjesëtarët e mediave.
“Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë të merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!