Tërmeti shkatërrimtar godet vendin, jepet menjëherë alarmi për tsunami (video)

Një tërmet shkatërrimtar i magnitudës 8.2 goditi Alaskën, duke detyruar autoritetet të japin alarmin për tsunami e të mbërthejnë sytë nga Paqësori.

Rreziku i dallgëve të pazakonta nuk prek vetëm këtë shtet amerikan. Frika e tsunamit ka mbërthyer edhe Hauain e ishullin e Guamit, ndërsa Japonia po verifikon dhe ajo rrezikun e goditjes së brigjeve të saj.

Fillimisht ishte raportuar se fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.2, por më vonë instituti amerikan për gjeologji, e rishikoi duke e çuar në 8.2. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 35 kilometrash. Dy paslëkundje të tjera të forta e pasuan sizmën kryesore, njëra e magnitudës 6.2, tjetra 5.6 shkallë të Rihterit. Autoritet lokale urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve të zonës së Koadikut.

Atyre u është kërkuar të zhvendosen në vende më të larta. Mbi 220.000 tërmete janë raportuar në Alaskë gjatë pesë viteve të fundit. 26 prej tyre kanë pasur magnitudë 6 ose më të madhe, dhe tre kishin të paktën magnitudën 7.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP