Në rrjetet sociale u publikua dje një video që tregonte momentin kur perimet e një të moshuare, e cila kishte dalë për të shitur buzë rrugës në Tiranë, ishin derdhur të gjitha në tokë.
E moshuara ishte vetë në këmbë, ndërsa të gjithë “u sulën” drejt policëve të Bashkisë së Tiranës, duke i sharë e akuzuar në rrjetet sociale. Mirëpo, e vërteta duke se është krejt ndryshe, ndoshta dhe qëllimisht kështu.
Persona të caktuar, kanë shpërndarë video të fragmentarizuara me qëllim që të dukej sikur policët bashkiakë i kishin hedhur në tokë perimet zonjës së moshuar, dhe ajo nxitonte t’ju ikte duke tërhequr karrocën.
Por, nga pamjet që ka siguruara newsbomb.al, shihet qartë momenti kur e moshuara i derdh vetë produktet në tokë, ndërsa policëve iu thotë ta filmojnë karrocën e saj pasi ajo karrocë ka dalë “100 herë në televizion”.
“Merre! Ka dalë 100 herë karroca ime në televizor. Merre karrocën merre”, ddërgjohet të thotë e moshuara. Ndërkohë, që policët vetëm i kanë thënë largohej nga trotuari dhe të shkonte në treg. Kjo, sepse zonja e moshuar është përballur dhe disa herë të tjera me policët, në periudha të ndryshme kohore, teksa shiste buzë rruge.
Herët e tjera ajo ka pranuar të largohet pasi është njoftuar nga policët e bashkisë, bashkë me perimet e saj, ndërkohë dje ka zgjedhur t’i kthejë prodhimet në mes të rrugës. “Çuditërisht”, në rrjetet sociale u shpërnda vetëm fragmenti i fundit, duke fajësuar policët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!