Kristal Abazaj mund të jetë blerja e fundit e çmendur e Tiranës këtë verë. Lojtari që aktivizohet në kampionatin turk me Istambulsporin që militon në Ligën e Parë, prej disa menaxherëve u është ofruar bardhebluve.
Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, një afrim i Abazajt do të thoshte që bardheblutë të ishin skuadra bombë në Shqipëri.
Në fakt, Abazaj për një kampionat ka qenë te skuadra e shqiptarëve ku janë Rroca dhe Ethemi.
Sulmuesi i krahut të majtë dhe të djathtë, mesa kuptohet, mund të ndërrojë ambient dhe duke parë ambiciet e bardhebluve të firmosë për ta.
Palët kanë pasur disa bisedime, por ende nuk është konkretizuar asgjë.
Nëse gjërat shkojnë mbarë, mund të kemi firmën e Abazajt me Tiranën dhe 25 herë kampionët do të konsideroheshin të papërmbajtshëm./panoramasport
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!