Categories: Lajme

Skåndal! Trupat e pajetë që vijnë nga Greqia duhet të paketohen me vulë doganore (Video)

Automjeti që shihni në video nuk është kamion mallrash, por një makinë funerali, e cila tashmë do të duhet që përpara se të dërgojë të ndjerin për në banesën e fundit,më parë duhet të bëjë një ndalesë në doganën e Athinës, dhe pasi ta paketojë dhe plumbosë “ngarkesën”, do të lejohet të udhëtojë drejtë Shqipërisë ku të ndjerit do ti bëhen nderimet e fundit.

Nuk është një shaka pa kripë e ndonjë zyre funerali, por urdhri i ri që dogana greke ka nxjerrë për dërgimin e trupave të të vdekurve në Shqipëri.

Sipas këtij urdhri që së paku përdhos kujtimin e të vdekurit pasi e cilëson atë si ngarkesë mallrash e vulosur me plumbçe dogane dhe jo si njeri, por shton me të paktën 700 euro më tepër transportimin e trupit të dikujt që ka humbur jetën jashtë shtetit.

Janë me qindra raste ku dikush ka humbur jetën në Greqi, dhe kanë qenë vetë emigrantët që kanë mbledh lekët për ta dërguar atë në banesën e fundit.

Ndonëse ka pasur ankesa prej zyrave të shërbimeve funerale, sërish dogana greke insiston në cilësimin e trupave të të vdekurve si mall tregtie.

Jashtë kamerave në doganë thonë se këtë keqkuptim duhet ta zgjidhin qeveritë dhe ministritë e jashtme përkatëse,por pranojnë se efekti në kosto që ai ka,i shtohet buxhetit të shtetit helen.

Urdhri vlerësohet si i pa drejtë nga agjencitë funerale, për më tepër ai konsiderohet si taksë mbi të vdekurin, por ende askush nuk po e ndryshon atë, duke krijuar ndjenja negative dhe keqardhje në komunitetin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

1 hour ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

3 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago