Konsiderohet si ndërtesa më e lartë në territorin e BE. Ndërtimi nisi 17 vite më parë.
Intempo në Spanjë ka një lartësi prej 187 metrash.
Ajo ndodhet në vendpushimin e Benidorm, në bregdetin e Mesdheut dhe përbëhet nga dy kulla binjake.
Gjithashtu një veçori tjetër e ndërtesës është edhe ashensori, i cili lëviz me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe në 52 sekonda arrin në katin e fundit!
Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti.
Çmimi më i lirë i një apartamenti fillon me 257,000 €. Rrokaqiejt në vendpushimin spanjoll të Costa Blanca mund të konkurrojnë me Manhattan ose Hong Kong, me 80 blloqe më të larta se 25 kate, por 47 kate të “Intempo” lënë gjithçka në hije.
100 nga 256 apartamente në “Intempo” u shitën paraprakisht, rreth 60 % spanjollëve dhe pjesa tjetër rusëve, skandinavëve, gjermanëve dhe belgëve./noa
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!