Arbana Osmani së fundmi ka udhëtuar drejt Kretës për të kaluar disa ditë pushimi së bashku me partnerin e saj Eduart Grishajn dhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin.
Këtë eksperiencë të bukur, Arbana ka vendosur ta ndajë me të gjithë në rrjete sociale, duke qenë se ishte hera e parë që shkonte në këtë vend e për më tepër si nënë e dy fëmijëve.
Mirëpo, një ndjekëseje nuk i ka pëlqyer veprimi i Arbanës për të ndarë me të gjithë ndjekësit e saj eksperiencat që kalon në vende të ndryshme.
“Po pse moj Arbana ndonjë Star je ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia?! O zot, uluni o gocë me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se s’ju kushton asgjë. Pordhët e shqiptarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin, s’ka shqiptar që s’ka shkuar në Kretë, mos bej sikur po na e tregon ti!“, i ka shkruar ajo.
Ndërkohë Arbana i është përgjigjur kështu: “Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6-vjeçar që kërkonte lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë nënën, jo starin.
Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!