2.8 miliardë për uniformat e policisë, 9 zyrtarë përfundojnë në prångå për tenderin abùziv

Ab uzimi me tenderin e përzgjedhjes së kompanisë prodhuese të uniformave të Policisë së Shtetit pritet tu kushtojnë lirinë 9 zyrtarëve në prangat e SPAK, të cilët janë nëpunës e drejtorë pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjykata Speciale kundër Korru psionit pritet të vendosë sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që ak uzohet se kanë ab uzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020 për Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe për Gëzim Mingaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmjarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin.

Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l” dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC.

Në datën 17.06.2020. Argent Daci, administrator i shoqërisë Daci-Al ka bërë kallëzim penal tek shërbinmet e policisë gjyqësore të drejtorisë vendosre të policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij ushtron aktiviotet tregtar të therjes, prodhimit dhe tregtimit të mishit të freskët.

Aautoriteti Kontraktor DPPSH ka dërguyars në kohë të ndryshme të dhënat teknike, sasitë dhe përllogaritjen e fondit limit për shpërndarjen e uniformës dhe këpucëve të policisë dhe në përfundim është rënë dakord që fondi të jetë në shumë totale 2.800.347.570 lekë pa tvsh.
Brenda 7 ditëve që nga publikimi i procedurës së prokurorimit janë paraqitur ankesa mbi dokumentet e tenderit në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara nga operatëorët ekonomikë “Ro.Gat Security” SHPK, Dettay Taban Ayakkabbi Deri Urunleri Tekstil San.Tic.Ltd.Sti”, MarsiAl” SHPK, “Valbona Millonaj PF”./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP