Vajza e një ish-pastori ka treguar se si u largua nga komuniteti i kishës për të bërë miliona dollarë si një p0rnostare.
Nala Ray drejton dhe luan në filma për të rritur, të cilët më pas i poston në faqen për të rritur “OnlyFans”, sipas “Daily Star”.
Ajo thotë se nuk është penduar që la pas jetën e saj të mëparshme në Illinois. 23-vjeçarja, e cila tani jeton në Los Anxhelos, shpjegoi: “Edukimi im ishte shumë i rreptë. Unë jam fëmija i mesëm nga pesë fëmijë.
Të gjithë ishim shkolluar në shtëpi, lexonim Biblën çdo ditë dhe ndiqnim kishën Baptiste çdo të dielë. Kur isha adoleshente, babai im bleu një kishë në Illinois dhe të gjithë u zhvendosëm për të jetuar atje dhe krijuam një komunitet kishtar. Si një familje pastore ndjeva presion për të qenë një modele.”
Nala thotë se nuk i lejohej të bënte grim, të vishte rroba s*ksi, të dilte ose të kishte rrjete sociale. Sigurisht që për s*ksin nuk diskutohej kurrë. Ajo u rebelua duke u takuar me djem fshehurazi.
“Isha jashtë me një djalë duke bërë s*ks dhe papritmas mamaja më telefonon në 3 të mëngjesit dhe e dija që ajo e dinte. Thirri policinë si një taktikë për të më trembur, por kur u ktheva në shtëpi ata thjesht panë nëse isha mirë dhe pastaj u larguan,“- tregoi ajo.
Si adoleshente, Nala nisi punë si kameriere. Ajo shpjegoi: “Isha e fiksuar me vëmendjen që mund të merrja nga një veshje. Unë madje hiqja sytjenat. Isha aq e qartë me s*ksualitetin tim. Unë kam lindur për të qenë një krijesë s*ksuale. Trupat e grave e bëjnë botën të rrotullohet.”
Në moshën 18-vjeçare, Nala la diplomën dhe kishën për të provuar jetën si një modele fitnesi në Instagram.
Ajo hqapi llogarinë e saj në maj të vitit 2020 dhe fitoi 85,000 dollarë në muajin e parë, por më pas u përqendrua në “OnlyFans” me kohë të plotë.
Pas vetëm një viti, ajo bleu shtëpinë e saj me një pishinë.
Ajo tha: “Kam fituar miliona në gjashtë muaj dhe tani fitoj 330,000 dollarë në muaj. Me të ardhurat e mia i kam blerë vetes një rezidencë në Los Anxhelos dhe kam shkuar në të gjitha vendet në SHBA”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!