Lindita ka hedhur akuza të rënda ndaj Oltit duke thënë se vajza me të cilën ka debatuar është shtatzënë me Oltin.
Ajo u shpreh se vajza e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se është prej një muaji e gjysmë shtatzënë.
Olti e ka mohuar këtë duke thënë se vetëm të dalë i përputhur me Linditën i intereson.
Lindita: Më kanë shkruar vazhdimisht, por ajo vajza më mori në numrin e dyqanit. Më tha që jam shtatzënë një muaj e gjysmë me Oltin.
Olti: Je duke thënë disa shpifësira që s’kanë vend në asnjë vend të botës.
Lindita: Zgjidhe me atë jo me mua.
Olti: Si nuk e di unë që një vajzë është shtatzënë me mua.
Lindita: Ti fle me atë vajzën, unë kam dhe numrin e asaj vajzës.
Olti: Unë nuk jam në një lidhje me atë vajzën, unë e njoh.
Lindita: Ajo e ka dërguar, nuk e hodha unë akuzën.
Olti: Ti po i nxjerr këto fakte, nuk jemi në gjykatë.
Lindita: Ti vlen 0 për mua, pse nuk e merr atë vajzën në telefon? Produksioni e merr atë vajzën në telefon dhe ajo e sqaron.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!