Vaksinim i detyrueshëm për mësuesit? Vjen reagimi nga Drejtoria e Përgjithshme: U keqinterpretua

Mësuesit dhe punonjësit e tjerë në shkolla nuk do të detyrohen të kryejnë vaksinën anti Covid, njofton drejtoria e përgjithshme e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Në një sqarim për mediat, drejtoria shkruan se “kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë”.

Mësuesit dhe stafi i punonjësve në shkolla janë këshilluar të vaksinohen kundër Covid 19 për të mbrojtur veten dhe të tjerët, dhe për të penguar përhapjen e virusit. Ata kanë qenë ndër të paërt, pas mjekëve që u përfshinë në skemën e vaksinimit në vendin tonë.

Reagimi i plotë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes