Categories: Lajme

Vala e të nxehtit mbërrin në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën paralajmërimin: Të jeni në gatishmëri të plotë

Nisur nga parashikimet për valën e nxehtësisë që do të pr ekë vendin tonë duke nisur nga dita e sotme me temperatura deri në 41 gradë Celsius, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar që strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Në njoftimin bëhet me dije se aktualisht është aktive një vatër zja rri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij.

Ministria u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë dhe të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Duke vlerësuar situatën e shkaktuar nga zjarret në vëndin tonë gjatë muajit korrik kemi pasur një rritje të ndjeshme në numër të zjarreve, kjo si pasojë e thatësirës së krijuar nga kushtet e motit e cila ka favorizuar marrjen e përmasave të zjarreve dhe zgjatjen e tyre në kohë.

Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij.

Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, temperaturat në vëndin tonë do të jenë relativisht të larta deri në 41°C. Kërkohet nga strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Ndërkohë iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxeh

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

16 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

48 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago