Qeveria e Portugalisë ka vendosur të rikthejë shtetrrethimin e natës në 45 komuna, përfshirë Lisbonën dhe qytetin e Portos për shkak të variantit Delta të Covid-19. Sipas njoftimit të qeverisë, aktualisht 26 qytete janë të konsideruara si rrezik i nivelit të lartë dhe 19 janë të konsideruara si rrezik i nivelit shumë të lartë dhe në të dyja këto zona do të ndal0ohet qarkullimi nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
“Eventet duhet të përfundojnë në orën 22:30. Dasmat dhe pagëzimet mund të funksionojnë vetëm me kapacitet 25%, restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë duhet të mbyllen në 22:30 gjatë javës dhe në 15:30 gjatë fundjavës, brenda lejohen vetëm me grupe prej 4 personash më së shumti dhe jashtë me grupe me 6 persona maksimumi”, u shpreh Mariana Vieira Da Silva, ministria e Shtetit e Portugalisë.
Portugalia raportoi të mërkurën 2 mijë raste me COVID-19, numri më i lartë që prej muajit shkurt. Autoritetet po munden të paraprijnë çdo situatë të keqe teksa deri më tani është vaksinuar pothuajse gjysma e popullsisë me të paktën një injeksion, ndërsa 32% ka marrë dy injeksionet e nevojshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!