GREQI-Rastet e reja me Covid-19 porriten kohët e fundit në Greqi ku kanë kapur shifrën e 3 mijë të infektuarve ku ekspertët besojnë se 50% ndër to janë të variantit Delta.
Anëtarja e komitetit të ekspertëve në Greqi, Vana Papaevangelou u shpreh ditën e sotme se rastet janë pesëfishuar kohët e fundit duke ‘fajësuar’ të rinjtë që kthehen nga pushimet dhe e transmetojnë virusin në ambjentet familjare.
“Ka shenja të përhapjes së infeksionit në të gjithë shoqërinë – përtej të rinjve – siç shohim ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme infektimin e moshave të tjera në dy javët e fundit. Ekziston një trend në rritje në të gjitha njësitë rajonale të vendit. Shumica e infeksioneve ndodhin nga të rinjtë që kthehen nga pushimet dhe transmetojnë virusin në mjedisin e tyre familjar” tha ajo.
Papaevangelou foli për formën e re që epidemia duket se po merr në vendin fqinj, pasi sipas saj pjesa dërrmuese e të rinjve përballen me sëmundjen në shtëpi dhe jo të shtruar në spital. Zgjidhja është vetëm vaksinimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!