Varianti Delta po qarkullon në Shqipëri? Flet Manastirliu dhe hedh dyshimet e forta

Ministrja Ogerta Manastirliu ka ngritur dyshimet se në Shqipëri po qarkullon varianti indian i koronavirusit.

“Javët e hapur do vijojnë, me rritjen e numrit të vaksinave, vaksinimi për cdo grupmoshë të vashdojë, shohim që ka funksionuar, është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat e shihet interes në rritje dhe për grupmposhën e re, plus 18.

Kemi rritje të lehtë të rasteve pozitive, kemi dyshime të arsyeshme që në Shqipëri qarkullon varianti Delta por jemi ende në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencave për ta vërtetuar. Nisur nga ajo që po ndodh në vendet e rajonit dhe evropiane dihet që ka qarkullim të ketij varianti e ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin“, tha Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP