Komisioni i Venecias do të shqyrtojë në datën 14 Tetor çështjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Shqipëri, për të cilat u kërkua opinion nga Gjykata Kushtetuese.
Çështja e zgjedhjeve lokale ishte objekt disa javë më parë i Gjykatës Kushtetuese, e cila iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias.
Por duket se pas mesit të Tetorit mund të kemi një vendim për një nga kauzat më të nxehta politike në vend, dhe për të cilën Kushtetuesja duhet të shprehet.
“Më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (përkon me datat 14-16 Tetor”, njofton Komisioni i Venecias.
Ishte Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e cila drejtohet nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ajo që paditi në Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2019-tës, të cilat u zhvilluan pa praninë e opozitës, që kishte djegur edhe mandatet parlamentare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!