Vetëm pak ditë pasi e pranoi publikisht, Sindi flet për djalin që i ka marrë zemrën (Foto)

Pak ditë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi deklaroi se ka nisur një lidhje dashurie pas daljes nga programi. Ajo tha se partneri i saj është shumë i sinqertë, duke mos preferuar të thotë më shumë.

Ndërkohë, vetëm së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit dhe pyetjet rreth të dashurit nuk kanë munguar. Megjithatë, Sindi është treguar shumë e rezervuar, duke thënë se dëshiron ta jetojë lidhjen në privatësi.

“Pse s’tregon të dashurin kur ke qenë në një program dashurie dhe të kanë parë 1 milion shqiptar?”, i ka shkruar dikush.

“Pikërisht sepse e di shumë mirë se si është nëse bëj çdo gjë publike tani. Më vonë mbase. Për momentin dua të shijoj çdo moment pa asnje sy rreth e rrotull”, ka replikuar Sindi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes