VIDEO/ Prezantimi i Hysajt me këngën “Bella Ciao”, shpërthejnë tifozët e Lacios: Më mirë të kishe kënduar himnin e Romës

Prezantimi i Elseid Hysajt, para shokëve të skuadrës te Lacio, me këngën patriotike “Bella Ciao”, e cila flet për lëvizjet partizane dhe së fundmi është bërë kolonë zanore e filmit “La Casa de Papel”, ka shkaktuar polemika në Romë.
Pas videos të publikuar nga Luis Alberto, ku siç e kërkon tradita, çdo futbollist i ri, ngrihet të këndojë përpara skuadrës, reagimet e tifozëve bardhekaltër nuk ka qenë aspak pozitiv.

Fakti që kënga “Bella Ciao”, është në mbështjetje të lëvizjes partizane në mbarë botës, ka sjellë kritika kundër Hysajt.

“Nëse do të këndoje himnin e Romës do të ishte më mirë; A e di që nuk je në Livorno?”, ishin disa nga komentet më pikante. Ndërkohë që nuk mungonin dhe komentet pozitive, teksa të shumtë ishin ata që e kishin pritur mirë prezantimin e shqiptarit, duke shpërndarë videon.

https://twitter.com/ReteThisWay?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1416507873601990657%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-prezantimi-i-hysajt-me-kengen-bella-ciao-shperthejne-tifozet-e-lacios-me-mire-te-kishe-kenduar-himnin-e-romes%2F

“Lacio dhe fashizmi nuk janë sinonim”, ishte një nga konsideratat më shumë të përdorura të mbishkrimi i videos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP