Categories: Lajme

Vjen lajmi i mirë, qeveria greke zyrtarizon hapjen e kufijve me Shqipërinë

Qeveria greke ka zyrtarizuar hapjen e kufijve me Shqipërinë.

Sipas vendimit të dërguar mëngjesin e së premtes në pikat kufitare, pika kufitare e Kakavijës punon 24 orë dhe hiqet limiti prej 1500 personash.

Pika kufitare e Kapshticës u hap një ditë më parë dhe do të funksionojë 24 orë, ku hiqet limiti prej 400 personash.

Pika kufitare e Qaf Botës funksionon 07-16.00 me 250 persona limit.

Porti i Sarandës funksionon normalisht pa limit pasagjerësh.

Për të kaluar në kufirin grek mbetet vendimi për rapid test ose pcr, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe detyrimi i plotësimit të formës plf jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.

Ndonëse fillimisht qeveria greke kishte vendos masat kufizuese deri në datën 3 korrik,duket se anulimet masive të tour operator britanikë në zonat turistike të Pargës,Korfuzit dhe veriut të Greqisë,kanë detyruar një hapje më të shpejtë të pikave kufitare me vendet e Ballkanit.

Burime nga ministria greke e turizmit,i thanë Top Channel se turistët nga vendet e Ballkanit,Serbi,Rumani dhe Shqipëri do të jenë e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e turizmit në disa zona të Greqisë,sidomos në Parga, ku anulimet e rezervimeve britanike rrezikonin të fusnin në kolaps industrinë e turizmit në këtë zonë dhe shqiptarët janë pikërisht ata që këtë vit duket se do ta “shpëtojnë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

16 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

17 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

18 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago