SPAK mbyll hetimet: Falsifikonin viza dhe trafikonin shqiptarët drejt SHBA-së, Anglisë e Kanadasë, 4 të pandehur përfundojnë në GJKKO (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për grupin kri mi nal të përbërë nga 24 persona, të cilët falsifikonin viza e pasaporta dhe tra fiko nin shqiptarët drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

Dosja do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr im it të Organizuar (GJKKO), teksa të pandehurit akuzohen për disa vepra penale.

Njoftimi i SPAK:

Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur):

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i Strukturuar Kr imin al” dhe përmes “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kr im inal”, parashikuar nga nenet 298 parag. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal –

në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht : në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin “Stansted” Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin “Ciampino” Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani); më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali);

në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e “Barcelonës” (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar “Hani i Elezit” (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); – në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumenta të fa llsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar m ëve, ar më ve shp ër thyese dhe i mun ic ionit”, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Altin Memaj, akuzuar për vepër penale “Fa lsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal.

Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, për dokumenta të gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Admir Spahia, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Breza, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma’’dh’’ të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes