Situatë alarmante në shtetin europian, 90% e të infektuarve me Covid-19 janë me variantin Delta

PORTUGALI– 90% e të infektuarve me COVID-19 në Portugali janë me variantin Delta. Autoritetet shëndetësore lokale kanë bërë me dije se të dhënat më të fundit kanë dalë në përfundimin se Portugalia është e mbizotëruar nga varianti Delta.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa u ka bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“Ne nuk mund të relaksohemi, qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat”, ka thënë Costa.

Ishujt Atlantik, Madeira dhe Azore janë vendet që kanë pësuar një shtim të madh të numrit të të infektuarve. Ky shtim i rasteve erdhi si pasojë e hapjes së kufijve që solli edhe rritjen e numrit të turistëve.

38% e popullsisë në Portugali është e vaksinuar dhe variantet e reja po prekin kryesisht të rinjtë që ende nuk janë vaksinuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP