Xhama të zinj dhe me tabela të Policisë së Shtetit për t’i shpëtuar gjobës, nën hetim disa shoferë në Tiranë

TIRANË- Disa drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga policia, pasi në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se janë gjobitur disa shoferë pasi përdorin simbole, apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e punonjësit të Policisë së Shtetit, për t’i shpëtuar masave administrative.

Në dy ditët e fundit, njofton policia, janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin. Po ashtu penalisht janë proceduar 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës për penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Disa të tjerë janë konstatuar me makina me xhama të zinj përpara dhe pa targa.

‘Rrugorët e kryeqytetit, krahas detyrave me karakter parandalues në raport me sigurinë rrugore, kanë vijuar paralelisht edhe kontrollin e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik, si dhe ato me sisteme shtesë pamore e zanore që përdoren në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligj.

Në funksion të kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”. 3 drejtuesve të mjeteve iu janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në ligj. Drejtuesit e disa automjeteve të tjera janë proceduar administrativisht për xhamin ballor të errësuar dhe për mosvendosjen e targave në vendin e caktuar.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.’- njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP