Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, reagon pas zbulimit të varreve masive në Përmet, ku hedh poshtë pretendimin se këto va rre i përkasin viktimave të diktaturës komuniste.
Sipas ministres Margariti, menjëherë pas zbulimit të varreve, specialistët realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren, ku nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një va rrezë të periudhës mesjetare.
Reagimi i Margaritit:
Një va rrezë mesjetare zbulohet në Përmet!
Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa va rre.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.
Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.
Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.
Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!