Categories: Lajme

Zbulohet sa kushtoi arka me peshk që mori ish-zv.ministrja në këmbim të vendit të punës: Pse kujton se është lirë?

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arr est në shtëpi”, e ak uzuar për ko rrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.

Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Beut dhe Hasanit, ku kjo e fundit i thotë se kanë lënë takim me Vodën.

Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:

Majlinda: E more vesh ti që më shkuajti Rovena mua?

Florida: E pra atë mesazhin që më solle.

Majlinda: Eeee e lexove?

Florida: Që të tha do të të shkuraj do të të them unë për orën.

Majlinda: I thash pas orës 4 se jam në Tiranë tani.

Florida: E mirë se deri në atë orë e mbaron ti takimin.

Majlinda: Po në atë orë, çke ti do t’i them unë pastaj që të vijë të më marrësh ti mua aty,… edhe atje të themi që ne s’do ta lejmë me aq…atje do t’i them çke për arkën e peshkut, atje e do t’i them të gjitha dakort????

Në datën 28.02.2020 zhvillohet një tjetër bisedë mes Beut dhe Hasanit, ku të dyja diskutojnë se si vëllai i Beut do të përgatiste arkën me peshk që kushtonte 300 euro.

Florida: T’ja heq ato për t’u dhonë dhe më pas të rrij e qetë.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë.

Florida: Puna është t’i japësh para se të mbaroj puna se do thotë do hedh lumin të q…. kalin.

Majlinda: Jo jo do ia them unë, po ia thashë unë ka vdes ajo punë dhe po s’ia dhe ti do ia jap nga xhepi unë.

Florida: A janë për tu dhënë do e bëjë ajo do e bëjë.

Majlinda: Prit njëherë ta bëj, nuk jepen të gjitha përnjëherë, e dëgjove ti se çfarë i thashë unë peshk deti i shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë një arkë që do t’i cojmë ne do t’i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te treqind mijë euro, pse ca kujton ti se është lirë./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

2 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

5 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago