Maturantet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës kanë zgjedhur të shkojnë në lokalin ku do të festojnë mbrëmjen e maturës në një mënyrë shumë të veçantë.
Ndryshe nga mjetet luksoze që janë preferuar në mënyrë të herëpashershme për dërgimin e vajzave në mautrë, këtë herë adoleshentet durrsake kanë shkuar me motorin e famshëm të filmave hollivudianë “Harley Davidson”.
Madje, njërin prej motorëve e ngiste vetë një nga vajzat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!