Një aeroplan rus me të paktën 28 persona në bord është zhdukur nga radarët në gadishullin Kamçatka në lindje të Rusisë.
Avioni AN-26 po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky, por ka humbur kontaktin me kontrollorët.
Zyrtarët rajonal të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Ka vijuar puna për kërkimin e avionit, edhe pse ende nuk ka ansjë shenjë. Dyshohet se avioni mund të ketë rënë në det.
Disa aksidente ajrore vde kjeprurëse kanë ndodhur në vitet e fundit në Rusi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!