Zhduket prej një jave 40-vjeçari në Martanesh, kishte ikur për të prerë dru në mal

Agim Shehu, 40 vjeç, nga Kostenja prej një jave rezulton i zhdukur në malet e Martaneshit. 40-vjeçari kishte shkuar për të prerë dru në malet e Martaneshit më 4 korrik, por nuk u kthye më prej andej.

Banorë të zonën kanë dalë për ta kërkuar por nuk e kanë gjetur, ndërsa kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me 40-vjeçarin, por një nga pistat e hetimit të policisë është se ai mund të jetë larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP