Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bilçë të Beratit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka konsumuar fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.
Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.
Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.
Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.
Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.
Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja, ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.
Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…
Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…
Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…