Aksident tragjik në Itali/ Shpejtësia i merr jetën 35-vjeçarit shqiptar

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Itali, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një shqiptar.

Siç raportojnë mediat fqinje aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ku makina e drejtuar nga 35-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së lartë është përplasur me një pemë.

Një përplasje e cila rezultoi fatale për 35-vjeçarin i cili pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

Të plagosur rëndë mbetën dhe dy persona të tjerë që ishin pasagjerë në makinë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit të Livornos, ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes