Categories: Lajme

Aksident tragjik në Itali, shqiptari jep shpirt në mes të rrugës(EMRI)

Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleks Bala.

Aleksi, me origjinë shqiptare, por që kishte jetuar gjithë jetën në Itali, ishte kthyer nga puna dhe kishte marrë traktorin për të shkuar në vreshtin pas shtëpisë së tij.

Për të shkuar te vreshti, ai duhet të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët ku ndodhi dhe aksidenti.

Traktori rrëshqiti në një kthesë dhe u përmbys. 54-vjeçari shqiptar u hodh, por përplasja ishte e fortë dhe Bala humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Familjarët ngritën alarmin kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi.

Pavarësisht errësirës, familjarët, gruaja dhe dy fëmijët u nisën ta kërkonin dhe u tronditën nga ajo që kishte ndodhur.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por Bala u konfirmua i vdekur./

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

1 hour ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

4 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago