Bariu nga Fieri në hall se s’po gjen dot nuse: Vajzat s’e kanë qejf këtë punë, duan luks

Bariu nga Fieri, Ledjon Liçi i cili ka në pronësi rreth 200 dele, është shprehur se vajzave nuk i pëlqen që bashkëshorti i tyre të ketë këtë profesion.

Komentet Liçi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se vajzave shqiptare i duket jeta luks.

Ai shtoi se duhet punuar për të ndërtuar jetën, sepse sipas tij, jo të gjithë duhet të merren me punë të pista.

“Nuk e preferon më njeri këtë pjesë. Mund të jesh ylli i botës, por kur nuk bëhet, nuk bëhet. Kjo është një pjesë pune, sepse të jesh punëtor, si me bagëti, si me ndërtim, etj… Jeta do ndërtohet me një gjë. Tani nuk ke çfarë i bën, nuk e preferojnë këtë pjesë.

Unë me këtë punë merrem tani. Tashti është bërë jetesa, i duket vajzave çdo gjë vetëm luks, por nuk është vetëm luks çdo gjë.

Njeriu do krijojë mundësi që të punojë se nuk do merren të gjithë me budallallëqe. Në TikTok po ndodhin shumë gjëra të çuditshme, sepse njerëzit e kanë vetë rrjetin social, dinë vetë sit ë sillen”, tha Liçi./euronews

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes