Jam puro dibrane dhe familje ime që nga viti 1980 u vendos në SHBA në Nju Jork. Unë u linda në shtetin e lirisë dhe mundësive. Jetën e fëmijërisë e kalova me përplotë momente të bukura dhe dëshira të plotësuara nga familja ime.
Mbarova shkollimin fillor dhe të mesëm, e kënaqur si një vajzë e moshës së re, dhe duke qenë nxënëse e shkëlqyer u regjistrova në kolegj, në degën e biznesit
Viti I pare dhe i dytë kaluan mire dhe e kënaqur. Ajo që më gëzonte shumë se edhe prindërit e mi ishin të kënaqur me suksesin tim. Por gjithçka ndryshoi në vitin e tretë, kur ndodhi kthesa e madhe në jetën time.
Duke qenë se si vajzë kasha nevojë për dike që të kisha afër dhe të më donte, isha e mërzitur se spo arrija të gjeja ‘princin’ e ëndërrave.
Prindërit më thonin se do të ma gjenin një djalë shqiptarë,
por më shumë më nxisnin ta njoftoja dike përmes internetit, sepse aty ku jetonim ka pak ose hiç nuk ka shqiptarë. Isha e mërzitur për këtë.
Por gjithçka ia lash fatit. E si duket erdhi fati dhe solli Jonathanin, një djalë afro-amerikan, që kurrë se kisha menduar se dikush me ngjyrë do të shprehte dashuri. Jonathan, dy vite më në moshë, më shkeli syrin derisa bënin praktikë në fakultet.