‘Çohu në këmbë’/ Rrëfimi i tm*rrshëm i djalit: Si e thura planin për vr*sjen e babait

Zbardhet dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, që vrau të atin me pistoletë duke e qëlluar katër herë pas debateve të shumta që kulmuan për fejesën e motrës. Ai ka deklaruar se planin për vrasjen e bëri me motrën në mëngjes dhe në drekë e ekzekutuan.

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.

E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia” kjo ka qenë dëshmia e tij sipas gazetarit të Report Tv, Artur Korriku. Sot 50-vjeçari do t’i jepet lamtumira me një ceremoni mortore që do të bëhet në shtëpinë e të vëllait.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes