27 vjeçarja rrëzohet nga kati i 4 i pallatit ku jetonte me qera, ndërron jetë në spital

Një 27-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i një pallati mbrëmë në Kamëz. E reja ka ndërruar jetë sot në spital. Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, sipas policisë po hetohet.

Nga hetimet paraprake dyshohet që nuk ka rënë aksidentalisht. Policia po merr në pyetje të afërm të vajzës, nëse e reja ka pasur probleme me depresionin. 27-vjeçarja jetonte me qira në banesën në Kamëz.

Njoftimi i policise Kamëz

Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes