Një vajzë 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën e Ferizaj-Prishtinë në Kosovë.
Vajza është me origjinë nga Ukraina. Trupi i pajetë i 23-vjeçares u gjet në autostradën “Arbën Xhaferi” nga policia rrugore.
Sipas mediave në Kosovë dhe nga njoftimet e policisë është identifikuar se vajza është me origjinë ukrainase.
Nuk dihet akoma shkaku i vdekjes së saj, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.