Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku gjashtë vjeçar ka vdekur nga një formë e rrallë kanceri, pasi mjekët i diagnostikuan gabimisht simptomat e tij, duke thënë se ai vuante nga një ‘infeksion veshi’.
Sebastian Nunney, u diagnostikua neuroblastoma, një kancer që prek më së shumti foshnjat dhe fëmijët.
Prindërit e tij Lindsay dhe Gregg Nunney, filluan një mbledhje fondesh dhe mblodhën më shumë se 130,000 paund për të paguar për trajtimin.
Fatkeqësisht, ditën e djeshme ai vdiq, pas më shumë se tre vitesh luftë me sëmundjen.
Gjashtë vjeçari u diagnostikua me kancer disa muaj, pasi u ankua për dhimbje në vesh.
Prindërit e dërguan në spital, të cilët i thanë se kishte infeksion në vesh.
Por vetëm disa javë më vonë, ai u shtrua me urgjencë në spital pasi u dobësua gjithnjë e më shumë dhe testet tregonin se nivelet e tij të oksigjenit ishin jashtëzakonisht të ulëta.
Ai bëri një radiografi që tregoi një masë të madhe në gjoks dhe analizat e mëtejshme zbuluan se ai kishte kancerin e rrallë.
Operacionet fillestare zhdukën me sukses tumoret, por për fat të keq ato u rikthyen, me metastaza të shumta në kokë dhe sy.
Pas një beteje shumëvjeçare, Sebastiani u shtrua në spital.