Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e uzinës sot janë të papunë.
Shtëpi e dyqane që shiten ose jepen me qira gjen në çdo rrugë të qytetit. Ndërsa më shumë sheh të ecin të moshuar.
Banorët shprehen se gjetja e një vendi pune është pothuajse e pamundur dhe kjo është një nga arsyet që i ka det ruar shumë të rinj dhe familje të Ballshit të marin rrugët e emigrimit.
“Fajin e ka politika, shkatërruan fabrikat”, thonë banorët.
Vetëm në vitin 2022 janë larguar nga kopshtet e shkollat e Mallakastrës 395 nxënës. Por edhe për të moshuarit që jetojnë aty jetesa është vështirë pasi pensionet janë të ulëta dhe nuk i
mjaftojnë as për ilaçe, shëndetësia falas për ata nuk ekziston sepse në spital mungojnë mjekët specialistë dhe për t’u vizituar duhet të shkojnë në spitalin e Fierit.
Top Channel