Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, është bërë publike historia e një gruaje 32-vjeçare e cila ka ngelur shtatzënë dhe është bërë nënë me një burrë të martuar me tre fëmijë. 32-vjeçarja deklaroi se ajo e ka marrë vesh se personi me të cilin frekuentohej ishte i martuar dhe me 2 fëmijë, 2-vite pasi ata ishin lidhur.
E reja shprehet se gjatë 11-viteve që ata kanë qëndruar së bashku, kanë patur dhe një fëmijë së bashku, ndërkohë që burri ka bërë dhe 1 fëmijë të tretë me gruan e tij.
Sipas saj ata kishin një marrëdhënie të pjesshme, pasi qëndronin bashkë nga ora 18:00 në orën 21:00. Ajo thekson se nuk e linte dot burrin në fjalë, për shkak të kërcënimeve që ai i bënte ndaj prindërve.
“Vinte dhe te shtëpia dhe nuk desha që ai të bënte sherr me familjarët e mi dhe nga frika arrita deri këtu.
Vinte më kërkonte. Bashkëshortja e tij e mori vesh kur u bëra me fëmijë. Më shante në telefon, më thoshte lere ai është me mua. Kur unë kam hapur gjyq për djalin ajo më ka thënë tërhiqi letrat se do t’i them unë të të jap prokurë për djalin.
Këtë gjë nuk e kam kuptuar asnjëherë, si e ruante raportin me bashkëshorten. Mbas 2 viteve e mësova që ishte i martuar dhe kishte fëmijë, nuk e lashë pasi nuk përplasesha dot te familja ime. Nuk e lashë se ai vinte natën dhe bënte llafe me babin tim këtë nuk e duroja dot. Unë doja të hiqja dorë. Ai ndenji 2-3 ditë pa më takuar dhe aty e mora vesh që ishte në maternitet dhe u bë me fëmijën e tretë.
Vinte rrinte dhe mua dhe atë. Tek unë vinte nga ora 6 e darkës deri në 9 të darkës. Ne nuk e ndanim ditën dhe natën bashkë vetëm 3 orë. Në familjen tjetër jetonte gjatë gjithë kohës normal”, tha 32-vjeçarja.