Fëmijët vr*në babanë, flet nëna: Ju nuk e dini çfarë tm*rri kishte në shtëpinë time!

Blerina Meta ka folur dhe një herë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku burri i saj Pëllumb Meta, u vra nga tre fëmijët e tyre.

Në emisionin “Pa Gjurmë” gruaja ka treguar sesi ishte gjendja në familjen e tyre, “unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi” tha ajo.

E cila më pas shtoi se fëmijët ishin në gjendje depresioni pasi ishin rritur mes dhunës dhe kërcënimeve për jetën nga babai i tyre Pëllumb Meta.

“Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje.

Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinte dhe nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam çuar dhe policisë.

Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja.

E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën” rrëfeu Blerina.

Ajo ndër të tjera shtoi se Pëllumb Meta kishte dashur të martonte me zor vajzën dhe se ky konflikt vazhdonte prej disa kohësh në familjen e tyre.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes